Mesfushori Qazim Laçi ka asistuar në barazimin e skuadrës së Rizesporit.
Rizespori të shtunën u ndal në barazim 2:2 nga Bashakshehiri në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Laçi, asistoi te goli i epërsisë 2:1 të cilin e shënoi Valentin Mihaila në minutën e 68-të.
30-vjeçari Laçi e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. Ndërsa bashkëlojtari i Laçit, Altin Zeqiri, luajti deri në minutën e 79-të.
Laçi këtë edicion në elitë ka kontribuar me tri gola dhe katër asistime.