Shkëndija e Tetovës e ka humbur 1:0 nga Qarabagu ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve të martën në Shkup. Por trajneri i Qarabagut të Azerbajxhanit, Kurban Kurbanov, ka thënë se Shkëndija e Tetovës meriton lëvdata.
Ai ka thënë se Shkëndija ka treguar se është një ekip shumë i mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund. Në ndeshje të tilla, shpirti luftarak është gjëja më e rëndësishme. Bëmë shumë gabime, por në fund, fitorja është ajo që ka rëndësi. Nga ana ime, nuk kam gjë tjetër veçse lëvdata për Shkëndijën, ata me meritë arritën në këtë fazë në Ligën e Kampionëve, dhe sot treguan se janë një ekip shumë i mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në Baku, sepse Shkëndija mund të jetë e rrezikshme edhe në ndeshjen e dytë”, ka thënë Kurbanov.