Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazetari i Deutsche Welles arrestohet në Turqi nën dyshimin për fyerjen e Erdoganit

Alican Uludag

Autoritetet turke kanë arrestuar gazetarin hulumtues të Deutsche Welles, Alican Uludag, nën akuzat se ka fyer presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

Uludag, që është i angazhuar në shërbimin në turqishte të Deutsche Welles, u mor nga shtëpia e tij në Ankara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ngarkohet se e ka fyer presidentin dhe ka përhapur informacione të rrejshëm në postimet e tij në mediat sociale.

Gazetari, që rëndom ka raportuar në fushën e drejtësisë dhe të rasteve të korrupsionit, është transferuar më vonë në Stamboll.

Për akuzat që i vihen në barë, ai rrezikon dënim me katër vjet burgim.

Gjatë intervistimit, Uludagi mohoi akuzat ndërsa insistoi se postimet e tij përmbanin kritika legjitime në cilësinë e gazetarit.

Arrestimi i tij u dënua ashpër nga organizata të mbrojtjes së lirisë së shtypit, që e përshkruan rastin si sulm ndaj pavarësisë së medias dhe të normave demokratike.