Skuadra e Ajaxit, që konsiderohej thuajse kampione e sigurt në Eredivisie vetëm pak javë më parë, është përballur me një kthesë dramatike në garën për titull.
Me 99 për qind gjasa statistikore për të fituar kampionatin në pesë ndeshjet e fundit dhe vetëm 6 pikë të nevojshme, Ajax ka shpërdoruar avantazhin duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit.
Pika kulmore e rënies erdhi mbrëmë, kur skuadra kryeqytetase barazoi 1-1 ndaj Groningenit, që luante me 10 lojtarë, pas një goli dramatik të pësuar në minutën e 99-të. Ky rezultat i hapi rrugën PSV Eindhoven për të marrë kreun e tabelës, që tani udhëheq me një pikë më shumë, vetëm një javë para përfundimit të sezonit.
Nga një situatë komode drejt një lufte të tensionuar për titull, Ajax rrezikon të humbasë kampionatin që dukej i sigurt – një nga shembujt më të rrallë të përmbysjeve në elitën e futbollit holandez.
Në javën e fundit, Ajaxi me 75 pikë pret Twenten, ndërsa PSV-ja me 76 pikë udhëton te Sparta Rotterdami.
Tifozët e PSV-së duke festuar golin e barazimit të Groningenit ndaj Ajaxit, VIDEO:
PSV fans & staff after hearing Ajax conceded in the 99th minute:
— Mystershirt 👕📦 (@Mystershirt) May 14, 2025
😭😭😭😂 pic.twitter.com/f9eIhGfszK