Futbollistet e grupmoshës U15 të Kosovës kanë fituar edhe në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development” që po organizohet në Tiranë.
Kosova U15 e drejtuar nga përzgjedhësja Xhuli Berisha, të mërkurën fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut, 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimtare në fitoren e dytë të “Dardaneve” të reja ishte Olsa Kuçi që shënoi “hat-trick”.
Ajo realizoi në minutën e 25-të, të 82-të dhe të 89-të.
Kosova U15 në ballafaqimin e parë e mposhti Shqipërinë 5:3, ndërsa takimin e fundit e zhvillon të shtunën në orën 11:00 ndaj Estonisë.

Fituesja e kësaj ndeshjeje do të jetë edhe fituese e gjithë turneut.