Futboll

Kryeziu mund të kthehet te Zurichu

Mirlind Kryeziu

Zurichu është duke e konsideruar kthimin Mirlind Kryeziut, kontrata e të cilit me klubin zviceran, skadoi në verën e vitit të kaluar.

Presidenti i klubit të madh zviceran, Ancillo Canepa, e ka konfirmuar lajmin të premten në mbrëmje, dhe bisedimet kanë nisur.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar është pa klub prej verës së kaluar.

“Situata e tij është e veçantë sepse ai nuk u largua si futbollist i lirë. Ai thjeshtë nuk e vazhdoi kontratën. Unë nuk mund të vendos për të. Stafi i trajnerëve e kanë dhënë aprovimin për kthim dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Canepa në konferencën për shtyp.

Kryeziu, që ka 10 paraqitje për Kosovën, i ka 163 paraqitje për Zurichun, dhjetë gola të shënuar e pesë asistime.

Ai është zhvilluar si futbollist te kjo skuadër.