Bledian Krasniqi ka dhuruar një asistim të dielën për skuadrën e Zurichut që fitoi një pikë në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës.
Zurichu barazoi 1:1 në udhëtim me Servetten.
Mesfushori me tipare sulmuese, Krasniqi, asistoi te goli i barazimit të cilin e realizoi Damienus Reverson në minutën e 28-të. Ai luajti deri në minutën e 62-të.
Te Zurichu u paraqit edhe mbrojtësi Lindrit Kamberi që e përfundoi ndeshjen para kohe.
Kamberi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 72-të.
Për 24-vjeçarin Krasniqi ishte asistimi i katërt këtë edicion në kampionat. Ka edhe dy asistime tjera në Kupë të Zvicrës. Ndërsa ka edhe një gol të shënuar në elitë.
Zurichu ka 25 pikë dhe e zë vendin e tetë. Servette ka katër pikë më pak dhe renditet dy pozita më poshtë.