Trajneri kroat, Niko Kovaç, ka debutuar me humbje te skuadra e Dortmundit.
Dortmundi të shtunën pasdite u mposht në shtëpi nga Stuttgarti me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligës.
Kovaç u zyrtarizua trajneri i “verdhezinjëve” pas shkarkimit të Nuri Shahinit.
Për Dortmundin kjo ishte disfata e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.
Waldemar Anton në minutën e 50-të realizoi autogol për epërsinë e mysafirëve.
Për 2:0 realizoi Jeff Chabot në minutën e 62-të.
Julian Brandt e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 81-të por goli i tij në fund nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren Stuttgartit.
Vendësit po ashtu nga minuta e 90-të ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Julian Ryerson u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Dortmundi pas 21 ndeshjeve të zhvilluara ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të.
Stuttgarti ka 35 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.