Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosovën U21 e pret duel i vështirë të martën

Kosova U21

Futbollistët e Kosovës U21, do ta kenë një përballje të vështirë të martën mbrëma. 
“Dardanët” e rinj përballen me Spanjën në Madrid.

Ndeshja ndërmjet Spanjës U21 dhe Kosovës U21,  që zhvillohet nga ora 19:00, i takon kualifikimeve për Evropianin 2027 që organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është ndeshja e shtatë e Grupit A. 

Pas disfatës të premten nga Rumania U21, Kosovës U21 i janë zbehur shumë gjasat për kualifikim në Evropianin e përbashkët Shqipëri – Serbi.

Kosova zë vendin e katërt me tetë pikë, kurse Spanja ka dhjetë pikë më shumë në vendin e parë. Finlanda është e dyta me 13 pikë, derisa në pozitën e tretë është Rumania U21 me 10 pikë.
Qiproja zë vendin e pestë me tre pikë, derisa në vendin e fundit pa pikë është San Marino.