Kosova e Turqia përballen të martën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të përcaktuar se cila prej tyre do të kualifikohet në Botërorin që në verë mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Në gjysmëfinale të plejofit evropian për kualifikim në Botëror, Kosova fitoi 4:3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, derisa Turqia fitoi 1:0 në Stamboll ndaj Rumanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFerdi Kadioglu e shënoi golin e fitores për Turqinë. Asistues ishte ylli i ri i Real Madridit, Arda Guler.
Turqia ka edhe futbollistë të tjerë të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe kjo bën që vlera e kësaj përfaqësuese të jetë dukshëm më e madhe se e Kosovës.
Faqja e specializuar për transferime, “Transfermarkt”, e vlerëson Gulerin plot 90 milionë euro. 75 milionë euro ka vlerë Kenan Yildiz i Juventusit, ndërsa Kadioglu vlerësohet 30 milionë euro.
29 lojtarët aktualë të Turqisë vlerësohen plot 453 milionë euro.
Ndërkohë 26 lojtarët që janë aktualisht te Kosova kanë vlerë të përgjithshme prej 116 milionë euro.
Këtu nuk llogariten kapiteni Amir Rrahmani dhe lideri i mesfushës, Leon Avdullahu, që janë të lënduar.
Fisnik Asllani vlerësohet 30 milionë euro, ndërsa Albian Hajdari 20 milionë.
Janë disa lojtarë të Kosovës që në tregun e transferimeve vlerësohen më pak se 1 milion euro.
Prej atyre që mungojnë, Amir Rrahmani vlerësohet 12 milionë euro, ndërsa Leon Avdullahu 25 milionë euro.