Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosovarët në top-pesëshe në Superligën e Zvicrës

Mirlind Kryeziu

Mediumi i njohur “Kicker” ka bërë një listë të lojtarëve të shteteve të ndryshme në elitën e futbollit të Zvicrës.

Në këtë listë pozitën e katërt e zë Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë përfshirë vendet me të paktën nga pesë lojtarë që luajnë në ndonjërën prej ekipeve të elitës helvetike. Kosova i ka 12 të tillë, ndërsa ata së bashku kanë shënuar 19 gola.

Franca ka 27 futbollistë dhe zë vendin e dytë me 36 gola të shënuar nga ta. Para Kosovës është vetëm edhe Gjermania që ka 23 futbollistë, të cilët kanë shënuar po ashtu 36 gola.

Pas Kosovës janë Austria, Italia, Bregu i Fildishtë, Senegali, Spanja, Bosnjë-Hercegovina, Portugalia, Kroacia, Serbia dhe Suedia.

Vendin e parë në listën e “Kicker” e ka Zvicra, natyrisht, që ka 201 futbollistë. Ata së bashku kanë shënuar 227 gola.