Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani me Suedinë ndalen në çerekfinale të Evropianit

Asllani me Suedinë ndalen në çerekfinale të Evropianit

(E përditësuar në 23:54) - Suedia është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste që po mbahet në Zvicër. Kampionia e Evropës, Anglia ishte më e saktë se Suedia gjatë ekzekutimit të penalltive. Anglezet ishin të sakta tri herë, kurse suedezet vetëm dy herë në serinë e ekzekutimit të penalltive. Suedezet i humbën pesë penallti, kurse anglezet një më pak dhe kështu siguruan kalimin në gjysmëfinale të Evropianit.

90 minutat e ndeshjes çerekfinale përfunduan baras, 2:2. Suedia dhe Anglia nuk shënuan as në vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe penalltitë vendosën fituesin.   

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosovare Asllani shënoi gol për Suedinë në nismë të ndeshjes ndaj Anglisë.

Asllani shënoi në minutën e dytë, pasi fitoi një top nga mbrojtja angleze. Kapitenia e Suedisë, Asllani, luajti deri në minutën e 77-të. Pas daljes së saj nga fusha, anglezet shënuan dy golat e barazimit e më pas në ekzekutimin e penalltive ishin më të sakta se suedezet.


Kosovare Asllani shënon për epërsinë e Suedisë ndaj Anglisë

Kosovare Asllani ka shënuar gol për Suedinë në nismë të ndeshjes ndaj Anglisë.

Asllani shënoi në minutën e dytë, pasi fitoi një top nga mbrojtja angleze.

Ndeshja është çerekfinale e Kampionatit Evropian për futbolliste.

Goli