Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosovare Asllani kalon Alexander Isakun për nga popullariteti

Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani e ka kaluar sulmuesin e Liverpoolit, Alexander Isak, sa i përket popullaritetit në Suedi për vitin 2025.

Sipas “Aftonbladet”, Asllani renditet e gjashta, ndërsa Isak i teti me për qindje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Luajti për London City Lionesse dhe është ende lojtare kyçe si për klubin ashtu edhe për ekipin përfaqësues të Suedisë. Bëri paraqitje të madhe në Evropian me dy gola dhe tre asistime në katër ndeshje”, shkruan në arsyetimin e gazetës suedeze.

Isak pati vështirësi gjatë këtij viti. Është larg formës që kishte te Newcastle.

Isak u transferua te Liverpooli në fund të afatit kalimtar veror për 150 milionë euro, pas shumë telasheve që kishte me Newcastle Unitedin, që nuk e lejonte largimin e tij.