Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U21 e humb ndeshjen e tensionuar me Rumaninë

Kosova U21 e humb ndeshjen e tensionuar me Rumaninë

Përfaqësuesja U21 e Kosovës është mposhtur të premten mbrëma nga Rumania U21, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin që vitin e ardhshëm organizohet në Shqipëri e Serbi. 

“Dardanët” e rinj u mposhtën 1:0 nga rumunët në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golin e shënoi Ioan Vermesan në minutën e 67-të. Ai përfitoi pas gabimit të portierit Laurent Sheji. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultati nuk ndryshoi, ndërsa fundi i ndeshjes u përcoll me tensione në fushë. Në minutën e 90-të, nga loja me të kuq u përjashtua selektori i U21 të Rumanisë, Costin Curelea. Me të kuq për shkak të protestave për vonim të lojës nga ana e mysafirëve u përjashtua edhe ndihmësi i Kosovës U21, Liridon Kukaj. 

Ky ballafaqim i takoi Grupit A kualifikues. 

Kosova U21 bie në pozitën e katërt me tetë pikë. Lidere është Spanja me 18 pikë në gjashtë ndeshje, ndërsa Finlanda i ka 13 pikë. 

Rumania U21 e treta i ka 10 pikë. 

Pas Kosovës në vendin e pestë është Qiproja me tri pikë, kurse San Marino i fundit është pa pikë. 

Kjo ndeshje për përzgjedhësin Hekuran Kryeziu ishte debutuese. Ishte ndihmës i Afrim Tovërlanit, por pas largimit të tij, FFK-ja ia besoi punën Kryeziut tek ekipi U21 i Kosovës. 

Kosova U21 më 31 mars luan në udhëtim te Spanja.