Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka barazuar sërish pa gola në miqësoren e dytë me Maqedoninë e Veriut. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën pasdite në stadiumin “Trening Centar Petar Milosevski”.
Kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Edhe miqësorja e parë e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi baras pa gola.
Këto ndeshje janë përgatitore për kualifikimet e Evropianit 2027, që do të organizohen në Shqipëri e Serbi.
Kosova është në Grupin A me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.
Kualifikimet për “Euro 2027”, Kosova i nis në udhëtim te Rumania më 5 shtator.