Futbollistet e Kosovës U19 i kanë humbur të gjitha tri ndeshjet në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian 2026.
Në raundin e parë kualifikues, Kosova U19 luajti në Ligën A, që doli të jetë nivel i papërballueshëm.
Të martën mbrëma në Parchal të Portugalisë, Kosova pësoi me rezultatin e thellë, 5:0, nga Islanda. Të gjitha ndeshjet e Grupit A janë luajtur në Portugali. Më 26 nëntor futbollistet e reja të Kosovës pësuan 2:1 nga Portugalia. Më 29 nëntor pësuan 4:0 nga Danimarka. Dhe të martën humbja ishte edhe më e thellë.
Në raundin e dytë kualifikues, Kosova U19 do të luajë në Ligën B. Prej Ligës B nuk është i mundur kualifikimi në Evropian. 19-vjeçaret e Kosovës do ta kërkojnë kthimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Tri përfaqësueset e para në grup do të paraqiten në Ligën A edhe në raundin e dytë kualifikues. Vetëm përfaqësuesja e fundit në grup, Kosova, zhvendoset në Ligën B.