Sinjal të mirë ka dhënë Kosova U19 në prag të ndeshjes historike të së martës mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Kosova U19 të hënën pasdite më Manavgat fitoi 3:1 ndaj Turqisë, në kuadër të Grupit B1 të raundit të parë kualifikues për Euro 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitore, Kosova ka siguruar vendin e parë në grup dhe do të luajë në Ligën A në raundin e dytë kualifikues.
Kapiteni Rin Ahmeti realizoi penallti në minutën e tetë për 1:0. Në minutën e 20-të, Lorik Mehmeti shënoi për 2:0.
Leonit Gabrica e realizoi golin e tretë për Kosovën në minutën e 89-të, derisa turqit shënuan në minutën e 51-të.
Kosova e fitoi grupin me shtatë pikë. Armenia u rendit e dyta me pesë, Turqia e treta me katër dhe Gjibraltari mbeti i fundit, pa pikë.