Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll, ka shënuar fitore ndaj Armenisë u19 të martën. Kosova mposhti Armeninë me rezultat 3:0, në ndeshjen e fundit kualifikues për “Euro 2026”.
Rin Ahmeti në minutën e 12-të, Albert Rrahmani në minutën e 36-të dhe Lirijon Abdullahu në minutën e 55-të shënuan golat e fitores 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua në Norvegji, ndërsa Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Albert Bunjaku e mbylli në vendin e tretë në grupin 12.
Grupin e fitoi me nëntë pikë Gjermania u19, kurse në pozitën e dytë përfundoi me gjashtë pikë Norvegjia. Armenia mbeti pa pikë e fundit.
Dy ekipet e para të secilit prej 13 grupeve dhe përfaqësuesja më e mirë e vendit të tretë, avancojnë në “Elite Round”.
Ndeshjet e raundit të ardhshëm luhen në pranverën e vitit 2026.
Evropiani U19 në vitin 2026 organizohet në Uells.