Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll ka arsyetuar rolin e favorites në ndeshjen ndaj Gjibraltarit.
Të premten paradite në Manavgat të Turqisë, Kosova U19 fitoi 7:0 ndaj Gjibraltarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDonart Ahmeti e Lorik Mehmeti i shënuan nga dy gola, kurse Rin Ahmeti, Diart Gashi e Agon Uka nga një.
Kosova tri ditë më parë luajti 1:1 me Armeninë.
Ndërkohë më 30 mars përballet me Turqinë, që është nikoqire.
Kosova U19 luan në Grupin B2 të raundit të parë kualifikues për Euro 2027.
Vetëm fituesi i grupit avancon në ligën A për fazën e dytë.