Futbollistet e Kosovës U17 kanë rezistuar pak ndaj moshatareve të tyre nga Hungaria.
Të shtunën në Queluz të Portugalisë, Kosova U17 pësoi thellë, 8:3. Për futbollistet e reja të Kosovës ishte ndeshja e fundit e raundit të dytë kualifikues për Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAshtu si pritej, kualifikimi nuk ishte as afër. Kosova mbeti e fundit në grup të fortë dhe kthehet në Ligën B për kampanjën e ardhshme kualifikuese.
Më 1 mars, Kosova U17 pësoi 8:0 nga Spanja. Më 4 mars pësoi 3:0 nga Portugalia. Dhe të shtunën humbi sërish thellë.
Në raundin e parë kualifikues për Euro 2026, Kosova ishte në Ligën B. Por si e dyta në grup avancoi në Ligën A për raundin e dytë kualifikues. Megjithatë ky nivel u dëshmua të jetë i papërballueshëm.
Anisa Meha i shënoi dy gola ndaj Hungarisë, ndërsa një e realizoi Reina Halili.