Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve për dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë.
Ndeshja e parë miqësore luhet të shtunën, kurse e dyta më 1 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyja ndeshjet luhen në stadiumin “Kadrioru” në Talin.

“Këto ndeshje do të shërbejnë si fazë testuese para përballjeve në "play off"-in e Ligës së Kombeve, ku kundërshtar do të jetë Turqia”, shkruan FFK-ja të martën.
Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve me shtatë pikë. Letonia zuri vendin e parë me tetë pikë.
Paraqitjen në plejofin për kthim në Ligën B e siguroi si e dyta në ranglistën e përgjithshme.