Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në stërvitjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishin të pranishëm vetëm dhjetë lojtarë. Pjesa tjetër e lojtarëve të ftuar për këtë grumbullim nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, kanë qëndruar në hotel për rigjenerim pas ndeshjeve që i kishin me klubet e tyre përkatëse në fundjavë. Në seancën e parë ishin të pranishëm Visar Bekaj, Faton Maloku, Ilir Krasniqi, Leard Sadriu, Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Valon Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova të shtunën e luan në Lubjanë ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm ndaj Sllovenisë, kurse të martën e ardhshme e luan në Prishtinë ndeshjen e fundit kundër Zvicrës.
Kosova është e dyta në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë. Ka shtatë pikë, tri më pak se liderja Zvicra. Sllovenia është e treta me tri pikë, kurse Suedia e fundit me një pikë.
Vendi i parë siguron kualifikimin direkt në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë, kurse vendi i dytë luan në plejof.