Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, mund të luajë ndeshje miqësore kundër Polonisë në qershor.
Mediumi polak “Fakt” ka shkruar të martën se Federata e Futbollit e Polonisë është në bisedime me Federatën e Futbollit e Kosovës pë aranzhimin e miqësores në qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolonia tashmë ka konfirmuar miqësoren ndaj Nigerisë, ndërsa planifikon edhe miqësoren e dytë. Kosova është një nga kandidatet e Polonisë pë miqësore.
“Nëse Polonia dhe Kosova përballen në fushë, do të jemi dëshmitarë të një momenti historik. Do të ishte takimi i parë midis këtyre ekipeve”, shkruan “Fakt”.
Mediume tjera polake bëjnë të ditur se ndeshja nuk pritet të luhet në Varshavë, por në ndonjë qytet tjetër të Polonisë.
Në kampionatin e Poloni së luajnë dy lojtarë të Kosovës, Dion Gallapeni te Wisla Plock dhe Ermal Krasniqi te Legia e Varshavës.
Kosova e Polonia nuk u kualifikuan në Kupën e Botës 2026. Kosova humbi në finale të plejofit kualifikues nga Turqia 1:0, kurse Polonia 3:2 nga Suedia.