Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova luan miqësore me Armeninë

Kosova luan miqësore me Armeninë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë miqësore me Armeninë më 6 qershor. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka njoftuar FFK-ja të hënën.

Armenia nuk e njeh shtetin e Kosovës, por dy federatat nacionale janë pajtuar për miqësore në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përzgjedhësit Franco Foda do t’i shërbejë kjo miqësore për ta testuar ekipin për kualifikuese e Botërorit 2026”, ka shkruar FFK-ja.

Kosova këtë muaj i ka dy ndeshje të plejofit të Ligës së Kombeve me Islandën, ndërsa në qershor do të luajë miqësore. Prej shtatorit për Kosovën fillojnë kualifikimet për Botëror.

Armenia së fundi ka njohur pasaportat e Kosovës.