Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova kthehet në stërvitje, përgatitet për Qipron

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është rikthyer në stërvitje për ndeshjen ndaj Qipros. Federata e Futbollit e Kosovës të shtunën ka bërë të ditur se në seancën stërvitorë kanë marrë pjesë 13 futbollistë, të cilët nuk u paraqiten ndaj Rumanisë.

Ndërsa futbollistët e tjerë që ishin startues ndaj Rumanisë kanë zhvilluar seancë rigjeneruese. “Dardanët”, të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultatin 3:0 në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Qipros do ta zhvillojë të dielën, kurse më pas do të udhëtojë për në Qipro.

Kosova dhe Qipro do të takohen të hënën nga ora 18:00.

Në grup me Kosovën, Qipron dhe Rumaninë është edhe Lituania.