Futboll

Kosova aranzhon miqësore me një përfaqësuese të vogël

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka aranzhuar ndeshje miqësore me një përfaqësuese të vogël. 

Të premten, faqja zyrtare e Federatës së Futbollit e Kosovës njoftoi se Kosova në muajin qershor do të luajë me Përfaqësuesen e Komoreve. 

“Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit që nisin në shtator”, ka shkruar ndër të tjera FFK-ja. 

Ndeshja Kosova – Komoret luhet më 9 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Më 6 qershor po në Prishtinë, Kosova përballet me Armeninë në miqësoren tjetër.

Përfaqësuesja e Komoreve zë vendin e 105 aktualisht në ranglistën e FIFA-s, ndërsa e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Afrikës në muajin dhjetor.