Pas golit të shënuar të dielën, Meriton Korenica ka shënuar një tjetër gol të enjten në Rumani. Korenica shënoi golin vendimtar për Clujin në fitoren 2:1 për Kupë të Rumanisë. Ai shënoi golin me kokë për 2:1 në minutën e 67-të të ndeshjes kundër Ceahlaulit, që i takoi raundit të dytë të Kupës rumune te futbollit.
Tani sulmuesi kosovar i ka tri gola e dy asistime në 19 paraqitje për Clujin. Dy gola e dy asistime i ka në kampionatin elitar të Rumanisë. Për Kupë është në vendin e dytë me katër pikë. Rapid Bukureshti është në vendi ne parë me gjashtë pikë nga dy ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCluji në kampionatin rumun është lider me 31 pikë.