Sulmuesi i Kosovës në futboll, Meriton Korenica, ka vazhduar me paraqitje të mira te skuadra rumune, Cluj. Ai të dielën shënoi supergol për Clujin. Por ekipi tij humbi thellë 4:1 nga Oteluli. Ndeshja Otelul -Cluj i takoi javës së shtatë të Superligës rumune të futbollit. Korenica shënoi golin në minutën e 71-të. Pas golit të shënuar, Korenica, u zëvendësua.
Mesfushori Lindon Emërllahu u zëvendësua në minutën e 52-të.
Cluji nga minuta e 50-të luajti me një lojtarë më pak në fushë.
Korenica të enjten e kaluar shënoi një gol dhe asistoi një herë, por Cluji rumun humbi thellë edhe të enjten në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Humbi 7:2 nga Hacekni suedez.
Ai ka tri gola e pesë asistime në 12 ndeshje. Dy gola e një asistim i ka në kampionatin rumun dhe një gol e tri asistime në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.