Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Korenica kthehet me asistim

Meriton Korenica

Sulmuesi kosovar Meriton Korenica është kthyer me asistim te Cluji rumun. Të shtunën, Cluji pësoi disfatë në shtëpi nga UTA Aradi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit rumun. 

Korenica asistoi te goli i vetëm i Clujit që e shënoi Panagiotis Tachtsidis në minutën e 48-të. 27-vjeçari, Korenica luajti për 83 minuta. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai mungoi në ndeshjen e kaluar për shkak se i vdiq babai. 

Bashkëlojtarët te Cluji i dërguan mesazh përkrahjeje Korenicës, duke veshur para ndeshjes fanella kushtuar atij.

Për Korenicën ky ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka realizuar tri gola.