Teun Koopmeiners është futbollist i ri i Juventusit. Ai është transferuar nga Atalanta, ndërsa lajmi është bërë zyrtar nga skuadra e madhe italiane të mërkurën në mbrëmje.
Koopmeiners bëhet futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në këtë afat kalimtar veror, në Serie A.
Për t’i siguruar shërbimet e holandezit, Juventusi ka shpenzuar 60 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoopmeiners ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa bëhet futbollisti i pestë i transferuar nga Juventusi në këtë verë.
“Tani Koopmeiners është i gatshëm për aventurën e re me ‘bardhezinjtë’. Mirë se erdhe në Juventus, Teun”, ka shkruar klubi të mërkurën në faqen zyrtare.
Mesfushori me tipare sulmuese, Koopmeiners, shënoi 26 gola në 97 paraqitje në Serie A, përgjatë tri edicioneve me Atalantan.