Futboll

Konfirmohet transferimi i Laçit te Rizespori

laci

Mesfushori i Shqipërisë, Qasim Laçi, është konfirmuar të dielën mbrëma si futbollist i ri i Rizesporit. 

Laçi u transferua te skuadra e elitës turke nga Sparta e Pragës çeke. 

Ai është larguar nga ekipi i njohur çek pas dy vjetësh e gjysmë. 

“E mirëpresim lojtarin tonë të ri Qazim Laçi dhe i dëshirojmë shumë suksese”, ka shkruar klubi turk ndër të tjera. 

Laçi i ishte bashkuar Spartas në janar të vitit 2023, ndërsa i shënoi gjashtë gola dhe i pati 18 asistime në 113 ndeshje në total.