Kampioni i tri edicioneve të fundit në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani, ka konfirmuar të mërkurën transferimin e Elmando Gjinit, mbrojtësit 21-vjeçar.
Ballkani ka shtuar se ekipi po merr formë nga dita në ditë, ndërsa e ka vlerësuar shumë talentin e Gjinit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lojtari që mbron ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën Ballkani ka arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të tij. Me futbollistin që karrierën te grupmoshat e reja e ka zhvilluar te disa skuadra evropiane, ndër to Genoa e Bologna të Serie A, kemi nënshkruar kontratë katërvjeçare. Klubi i dëshiron mirëseardhje shkodranit, duke i uruar suksese drejt arritjes së synimeve tona të përbashkëta. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ballkani të mërkurën.