Kristjan Asllani do t’i kryejë testet mjekësore te Beshiktashi dhe më pas do të prezantohet te klubi i njohur turk.
Ai do të jetë bashkëlojtar me Milot Rashicën.
Asllani është futbollist i Interit, por ishte i huazuar në pjesën e parë të sezonit te Torino.
Te torinezët nuk gjeti hapësirat e kërkuara dhe vendosi të largohej.
“Kristjan Asllani, futbollisti profesionist me të cilin kemi nisur negociatat e transferimit, ka arritur në Stamboll për t’i vazhduar bisedimet dhe për t’i kryer testet mjekësore”, ka shkruar Beshiktashi të premten.