Cristian Chivu do të jetë trajner i ri i Interit. Marrëveshja është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano të premten.
Palët tashmë janë pajtuar, ndërsa Chivu largohet nga Parma për ta zëvendësuar Simone Inzaghin tek Interi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidat ishte edhe Cesc Fabregas, por u vendos për Chivun.
Rumuni 44-vjeçar tek Interi ka udhëhequr grupmoshat e reja, para se të merrte drejtimin e Parmas më 18 shkurt të këtij viti.
Si lojtar ka bërë karrierë në skuadra rumune e më pas tek Ajaxi, Roma dhe Interi.
Inzaghi u largua nga Interi për të nisur punë në Arabi Saudite. E udhëhoqi skuadrën italiane drejt disa trofeve dhe në dy finale të Championsit.