Futboll

Konfirmohet huazimi i Tahirit te Helsinki

ARDIT TAHIRI

Sulmuesi i Llapit, Ardit Tahiri, karrierën do ta vazhdojë në Finlandë. Ai do të huazohet te HJK Helsinki, njëra prej skuadrave kryesore në këtë vend. Për këtë të hënën kanë shkruar media finlandeze.

“Po, raportimet janë të vërteta. Nesër ka mbetur që të finalizohet marrëveshja mes Llapit dhe HJK Helsinkit. Po besoj që Ardit Tahiri do të jetë pjesë e klubit nga Finlanda”, ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Elvir Gashijani është tjetër lojtar që mund të largohet nga llapjanët.

“Për sulmuesin Elvir Gashijani jemi në pritje. Jemi në bisedime me dy klube nga Turqia për lëvizjen e tij. Por e Arditit është konfidenciale dhe besoj që nesër të finalizohet. Tahiri fillimisht do të transferohet në formë huazimi deri në muajin janar të vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera te klubi i HJK Helsinkit”, ka shtuar Batatina.

Edhe Tahiri ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën në Finlandë.