Benjamin Kololli ka shënuar golin e pestë me fanellën e Sionit në Superligën e Zvicrës. Ndeshja Grasshopper – Sion e luajtur të dielën përfundoi baras 1:1. Kololli shënoi golin e parë. Ai realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Por, në minutat shtesë, saktësisht në minutën e 94-t, Grasshopperi shënoi golin e barazimit 1:1, rezultat me të cilin përfundoi edhe takimi i javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran.
Kololli në minutën e 84-të u zëvendësua, kurse në fushë te Sioni u inkuadrua edhe Pajtim Kasami. Kreshnik Hajrizi kompletoi takimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmir Abrashi i mungoi Grasshopperit shkaku suspendimit.
Sioni zë vendin e nëntë me 34 pikë, kurse Grasshopperi në vendin e parafundit me 27 pikë.