Futboll

Kololli, më i miri i javës në Zvicër

Benjamin Kololli

Benjamin Kololli është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 37-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Kështu ka raportuar të martën faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës.

Për Kolollin është hera e parë këtë edicion që shpallet më i miri i xhiros.

Kololli shkëlqeu të shtunën në fitoren 2:1 të Sionit ndaj Grasshopperit. Të dy golat e Sionit i realizoi Kololli.

Ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar në Superligë, ndërsa Sioni e zë vendin e nëntë me 44 pikë.

33-vjeçari Kololli në 22 ndeshjet e edicionit aktual ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime.

Ai është prej lojtarëve më në formë te Sioni. Kololli te Sioni u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Baseli. Me Sionin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.