Benjamin Kololli dhe Rilind Nivokazi kanë shënuar gol për skuadrën e Sionit.
Sioni të dielën pasdite e mposhti në shtëpi Luganon me rezultatin e thellë 4:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës.
Kololli e realizoi golin e tretë në minutën e 60-të kurse Nivokazi të katërtin në minutën e 80-të.
33-vjeçari Kololli luajti deri në minutën e 66-të kurse 25-vjeçari Nivokazi deri në minutën e 81-të.
Ndeshjen e kompletoi Kreshnik Hajrizi.
Për Nivokazin ishte goli i dytë këtë edicion kurse për Kolollin i pari.
Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi. Ezgjan Alioski e kompletoi ndeshjen kurse Uran Bislimi u paraqit deri në minutën e 60-të.