Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli kanë dhënë kontribut në barazimin e skuadrës së Sionit.
Sioni barazoi 1:1 në shtëpi me Yverdonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit zviceran.
Hajrizi me asistimin e Kolollit e realizoi golin e barazimit për vendësit në minutën e 52-të.
25-vjeçari Hajrizi e kompletoi ndeshjen kurse Kololli u paraqit deri në minutën e 72-të.
Për Hajrizin ky ishte goli i dytë i shënuar këtë edicion.
Ndërsa për 32-vjeçarin Kololli ky ishte asistimi i katërt në 17 ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Ka edhe shtatë gola të shënuar.
Sioni ka 35 pikë në vendin e nëntë.
Yverdoni është një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.