Selektori i Holandës në futboll, Ronald Koeman, ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të sulmuesit Memphis Depay në klubin brazilian, Corinthians.
Koeman ka theksuar se situata e Steven Bergwijnit që është transferuar në Arabinë Saudite dhe e Depayt është e ndryshme, pasi niveli i ligës së Brazilit është më i mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë nuk e aprovova kalimin e Bergwijnit në Arabinë Saudite, por situata me Memphisin mund të jetë ndryshe. Niveli i ligës në Brazil është më i mirë. Depay mund të jetë ende pjesë e ekipit përfaqësues, por kjo varet nga aftësia e tij dhe nëse ai ende arrin nivelin e duhur”, ka thënë Koeman.
Depay dhe Bergwijn nuk u ftuan nga Koemani për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.