Futboll

Klubi i ri i Davidit zbulohet brenda tre javësh

Jonathan David

Mediumi “TNS” ka mësuar të shtunën se klubi i ri i Jonathan Davidit do të mësohet brenda tre javësh.

Sulmuesi i Lillet është në prag të largimit, ndërsa për të janë të interesuara disa klube të njohura, prej tyre Milani, Arsenali, Barcelona, Chelsea, Juventusi, Interi, Liverpooli dhe Manchester Unitedi.

Kontrata e Davidit me Lillen skadon në muajin qershor dhe 25-vjeçari pritet të largohet si futbollist i lirë.

Megjithatë, skuadra që dëshiron ta transferojë Davidin duhet të shpenzojë 34 milionë euro, ku përfshihen paga e lojtarit, bonuset dhe pjesa tjetër që i takon menaxherit të tij.

David ka realizuar 25 gola dhe ka kontribuuar me 12 asistime në 48 paraqitje.