Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Klubi anglez insiston në transferimin e Paçaradës

Leart Paçarada

Skuadra që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Bristol City, po insiston në transferimin e mbrojtësit Leart Paçarada. 

Kështu ka shkruar të hënën “Kicker”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paçarada luan për skuadrën gjermane, Koln. 

Nuk përjashtohet mundësia që Paçarada të largohet nga Kolni për t’iu bashkuar Bristol Cityt. 

Trajneri i Bristol Cityt, Gerhard Struber, e njeh mirë Paçaradën. Struber ka punuar me reprezentuesin e Kosovës edicionin e kaluar te Kolni.

Tri ndeshje pa përfunduar kampionati i kaluar, Struber u shkarkua nga drejtuesit e Kolnit.

Pas largimit të Max Finkgrafes, Paçarada mbetet zgjedhja e vetme e klubit anglez në pozicionin e mbrojtësit të krahut të majtë. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. 

30-vjeçari me Kolnin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Me Kosovën, mbrojtësi me përvojë ka një gol të shënuar në 30 ndeshje të zhvilluara.