Trajneri i njohur gjerman, Jurgen Klopp është pajtuar që ta drejtojë Romën nga edicioni i ardhshëm. Të paktën kështu ka raportuar gazeta e madhe italiane, La Stampa.
Sipas gazetës me seli në Torino, ish-trajneri i Liverpoolit tashmë kishte një marrëveshje verbale me një klub tjetër, por ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur për Romën.
Është raportuar që tashmë Kloppi ka njoftuar drejtuesit e klubit për përforcimet që duhet të bëhen. Ai ka kërkuar transferimin e gjashtë lojtarëve të rinj. Mediat italiane raportojnë se në vendimin e Kloppit ka ndikuar atmosfera e zjarrtë në ndeshjen ndaj Milanit. Në atë ndeshje tifozët bënë koreografi mahnitëse në shenjë falënderimi për Claudio Ranierin, që largohet në fund të këtij edicioni.
Ndërkohë, pas këtyre raportimeve është premtuar po ashtu se agjenti i gjermanit ka mohuar se ka një marrëveshje të finalizuar.
Klopp ka shkruar histori me Liverpoolin, por vendosi të largohej një vit më parë. Ai për shumë muaj ishte i angazhuar në kompaninë Red Bull, por tifozë të futbollit e kanë kritikuar për zgjedhjen e bërë.