Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli

Jurgen Klopp

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit te Liverpooli.

Nën drejtimin e Kloppit, Liverpooli fitoi Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve. “Thashë se nuk do të drejtoja më kurrë një ekip në Angli. Do të thotë se nëse do të ishte Liverpooli, teorikisht, është e mundur”, ka thënë Klopp në një “podkast”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klopp nuk u angazhua në asnjë skuadër si trajner pas largimit në vitin 2024 nga Liverpooli. Është pjesë e Red Bullit, si përgjegjës për futboll.

Ai ka theksuar se nuk i mungon puna me ndonjë ekip.

“Jam 58-vjeçar, ndoshta do të ndryshoj mendje pas disa vjetësh. Nuk kam pse të vendosi sot se nuk do të jem më kurrë trajner. Tani për tani jam i përfshirë në një projekt që e dua. Dua vetëm të bëj gjëra ku mund të jap 100 për qind”, është shprehur Klopp.

Liverpooli nuk është duke kaluar momente të mira. Ka katër humbje rresht