Futbollistet e klubit Mitrovica e kanë mësuar kundërshtaren e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Kundërshtarja e parë e kampiones së Kosovës për futbolliste, do të jetë skuadra e Cliftonville Ladies nga Irlanda e Veriut.
Mitrovica do të jetë nikoqire e grupit 6. Ndeshjen ndal Cliftonville Ladies do ta zhvilloj më 30 qershor. Në rast të fitores ndaj skuadrës Cliftonville Ladies, Mitrovica për të kaluar në raundin e dytë do t’i duhet ta mposht skuadrën nga Gjeorgjia, ËFC Lanchkhuti.
Mitrovica u shpall kampione e Superligës së Kosovës për edicionin 2024/25.
Ndërsa ishte edhe në finale të Kupës së Kosovës por u ndal nga Dukagjini i Klinës.