Vetëm tre top-sulmuesit botërore janë para Vedat Muriqin në listën e realizatorëve më të mirë aktualisht. Me 30 gola për Bayernin, Harry Kane ka 60 pikë në garë për “Këpucën e Artë”.
Kylian Mbappe ka 23 gola për Real Madridin dhe 46 pikë në garën për “Këpucën e Artë” të futbollit evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErling Haaland i Manchester Cityt ka 22 gola, përkatësisht 44 pikë. Dhe menjëherë pas tyre është Vedat Muriqi i Mallorcas me 18 gola, përkatësisht 36 pikë.
Në top-liga, koeficienti për gol të shënuar është 2. Ligat tjera kanë koeficient më të ulët. Për shembull ajo e Portugalisë ka koeficient prej 1.5. Për këtë arsye Luis Suarez i Sportingut ka 23 gola, por vetëm 34,5 pikë.