Albian Hajdari, Leon Avdullahu, Ardon Jashari dhe Valmir Matoshi janë ftuar te përfaqësuesja e Zvicrës U21 për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm. Zvicra U21 më 11 tetor luan në Luzern ndaj Finlandës, kurse më 15 tetor ndaj Rumanisë në Bukuresht. Zvicra është në vendin e parë në Grupin E me 17 pikë. Ka një pikë më shumë se Finlanda dhe Rumania. Shqipëria është e katërta me 13 pikë. Ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë e veçantë për kapitenin e Zvicrës U21, Ardon Jashari. Ai luan për herë të parë në stadiumin e Luzernit pas transferimit në Belgjikë.
Jashari u zhvillua te Luzerni, ndërsa në verë iu bashkua Club Burgget belg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mezi pres rikthimin në Luzern dhe ndeshjen në stadium”, ka thënë 22-vjeçari për faqen e Federatës së Futbollit të Zvicrës.