Portieri Etrit Berisha ishte “hero” i Hackenit më 29 maj kur priti dy penallti dhe e shënoi një tjetër në triumfin në Kupën e Suedisë.
Fitorja në finale u arrit ndaj Malmos.
Të dielën, Hackeni u takua sërish me Malmon por pësoi disfatë 3:0 në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës suedeze.
Berisha i pranoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë.
Hackeni mbetet me 15 pikë në vendin e tetë pas 12 xhirove, ndërsa Malmo ka 22 pikë.