Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kasami e përjetoi rëndë rënien e Winterthurit nga Superliga

Pajtim Kasami

Winterthuri ishte në rrugën e fitores ndaj Grasshopperit me dy golat e mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami. Por golat e tij nuk mjaftuan. Grasshopperi e fitoi 3:2 ndeshjen dhe siguroi plejofin për mbetje në elitën e futbollit helvetik. 

Winterthuri do të paraqitet në edicionin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rënien nga elita, Kasami e përjetoi rëndë. Ai shpërtheu në lot gjatë intervistës pas ndeshjes të martën.

“Jam i trishtuar. Jam pa fjalë”, tha Kasami për “Blue Sport”.

Kasami 33-vjeçar iu bashkua Winterthurit si lojtar i lirë në shtator të vitit të kaluar.

Në 23 ndeshje në Superligë, Kasami shënoi pesë gola.