Futboll

Shkëndija nuk kualifikohet në Ligën e Evropës

Shkendija

Shkëndija e Tetovës, nuk ka arritur ta ruajë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Ludogoretsit. Shkëndija kishte fituar në Shkup 2:1, por të enjten mbrëma humbi 4:1 pas vazhdimeve nga kampioni bullgar, Ludogorets.

Ndeshja Ludogorets – Shkëndija i takoi plejofit të Ligës së Evropës.

Në fakt, Shkëndija çoi në vazhdime ndeshjen. Koha e rregullt përfundoi 2:1 në të mirë të bullgarëve.

Por kampioni i Bullgarisë në vazhdime shënoi edhe dy herë për ta fituar ndeshjen 4:1. 

Shkëndija do të paraqitet në Ligën e Konferencës. Kundërshtarët do t’i mësojë të premten.

 


Shkëndija – Ludogorets shkon në vazhdime

Ndeshja Ludogorets-Shkëndija ka shkuar në vazhdime. Bullgarët fituan 2:1 në ndeshjen e kthimit të plejofit në Ligën e Evropës e me të njëjtin rezultat, por në favor të Shkëndijës, ishte mbyllur takimi i parë në Maqedoni.

Golin e vetëm për Shkëndijën e shënoi Fabrice Tamba në minutën e 64-t.

Bullgarët kishin realizuar dy golat në pjesën e parë.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 3:3.

Edhe nëse eliminohet në plejof të Ligës së Evropës, Shkëndija ka siguruar plasmanin në Ligën e Konferencës.


Shkëndija shënon gol, barazon rezultatin e përgjithshëm

Fabrice Tamba ka shënuar gol për Shkëndijën e Tetovës. 

Ai shënoi në minutën e 64-t me asistim të kapitenit Besart Ibraimi. Rezultati i ndeshjes Ludogorets – Shkëndija është 2:1 në të mirë të bullgarëve. 

Por rezultati i përgjithshëm është baras 2:2. Shkëndija kishte fituar 2:1 në Shkup javën e kaluar.


Kapiteni Ibrahimi udhëheq sulmin e Shkëndijës ndaj Ludogoretsit

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri ka publikuar formacionin për ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës kundër Ludogoretstin.

Kapiteni Besart Ibrahimi do të përkrahet nga Liridion Latifi dhe Fabrice Tamba në sulm te Shkëndija për ndeshjen që nis nga ora 19:30.

Shkëndija do të paraqitet ndaj Ludogoretsit me formacion 4-2-3-1. 
Shkëndija e fitoi 2:1 ndeshjen e parë të luajtur në Shkup javën e kaluar.